Filozofi Blerim Latifi ka thënë se pas ngjarjeve në Afganistan ka thënë se në Kosovë duhet të bëhet i detyrueshëm shërbimi ushtarak.
Në një shkrim në Facebook, Latifi ka thënë se Kosova duhet të mendojë idenë e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak për qytetarët e saj.
“Në 20 vitet e fundit në Kosovë janë rritur gjenerata të tëra të cilave u mungon totalisht edhe edukimi ma elementar mbi çështjet e ushtrisë, luftës dhe rreziqet me të cilat mund të përballemi në të ardhmen, ndërsa kulti i luftës çlirimtare ka ardhur vazhdimisht duke u zbehur, shto kësaj edhe propagandën konstante që është bërë kundër UÇK-së dhe sulmet mbi narracionin kombëtarist nga pacifistët kokëbosh që mendojnë se kemi hyrë në paqen e përjetshme. Një popull që beson se po jeton në paqen e përjetshme, në rast të shpërthimit të luftës, nuk di se çfarë të bëj, përveçse të dorëzohet brenda ditës”, ka shkruar ai.
“Presidenti Biden në fjalimin e djeshëm për Afganistanin e tha një gjë që ne duhet të na marrim si paralajmërim: Amerikanët t’i japin armët, por ata nuk do të luftojnë për ty, nëse ti nuk do të luftosh për vendin tënd”, tha ai./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...