Profesori i filozofisë Blerim Latifi shprehet kundër publikimit të çfarëdo historie të përbashkët të popujve ballkanikë në situatën aktuale. Për një gjë të tillë thotë të jetë ende shumë herët.
Përmend librat “Projekti i Historisë së Përbashkët”, të cilat tashmë janë botuar në njëmbëdhjetë gjuhë të botës.
“Mua më ka vrarë syrin vetë termi që e kanë përdorur ‘histori e përbashkët’’, thotë Latifi.
“Për mendimin tim një projekt i tillë në momentin e tanishëm në të cilën ndodhemi ne si Ballkan është i parakohshëm dhe si i tillë edhe i dështum”, tha Latifi i ftuar në emisionin Pressing në T7.
“Popujt e Ballkanit ende nuk i kanë tejkalu konfliktet dhe tensionet që kanë mes tyre. Kohëve të fundit ka një ringritje të këtyre tensioneve’, shtoi ai.
Latifi thotë se libri i financuar nga BE tenton ‘ekuilibrimin historik’ gjë e cila është e papranueshme.
“Interesat politike mund t’i ekuilibrosh por faktet historike s’mund të ekuilibrohen”, thotë Latifi.
“Nuk mundesh për masakrën e Reçakut me shkru një libër me fakte të ekuilibrune ose me fakte alternative”, shpjegon Latifi.
“Nuk mundesh me i pasë dy fakte, dy të vërteta për Reçakun kur është një krim që ka ndodhur në sy të botës. Sikurse s’mundesh për Holokaustin me i pasë dy të vërteta”, tha ai.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje