Në Komunën e Rahovecit sot janë regjistruar edhe dy raste të vdekjeve që kanë qenë të infektuar edhe me coronavirus.
Kryetari Smajl Latifi tha për RTV Dukagjinin thotë se deri më tani me fatalitet nga Komuna e Rahovecit kanë përfunduar 38 persona derisa ende mbeten aktive 104 raste me coronavirus.
“Rastet fatale janë si pasojë e drejtpërdrejt e infektimit me coronavirus apo edhe që kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese”, tha ai.
Latifi thotë se gjendja në QKMF është stabile dhe ka furnizim të mjaftueshëm me barna dhe oksigjen.
“Pacientët me coronavirus i marrin shërbimet në objekte të veçanta”.
I pari i Rahovecit thotë se kjo komunë ka humbje të mëdha nga efektet e pandemisë.
“Dëmet janë evidente. Nga raporti i një kompanie konsulente, deri më tani komuna jonë ka pësuar humbje në vlerë prej 54 milionë eurove. Humbjet janë te bizneset e sidomos në gastronomi”.
Latifi thotë se komuna ka ndihmuar bizneset duke i liruar nga taksat si një rrethanë lehtësuese për këtë kohë pandemie.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...