Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur sot në takim në zyrën e tij Blerim Kuçi, deputet në Kuvendin e Kosovës, me të cilin ka biseduar për përkrahjen e institucioneve qendror për Komunën e Rahovecit.
Blerim Kuçi, deputet në Kuvendin e Kosovës, fillimisht e ka uruar Kryetarin Latifi për marrjen e detyrës së Kryetarit të Komunës së Rahovecit duke i
dëshiruar suksese në realizimin e planeve të tij dhe e premtoi se në realizimin e planeve mbështetja e institucioneve qendrore nuk do të mungoj.
Kurse Kryetari Latifi, e ka falënderuar për vizitën e tij deputetin Blerim Kuçi dhe premtimin e tij se Komuna e Rahovecit, do të ketë përkrahje të
vazhdueshme në realizimin e planeve dhe projekteve të cilat janë në të mirë të gjithë qytetarëve nga institucionet qendrore./arbresh.info/
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA