Ish i Dërguari nga Shtetet Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, me anë të një psotimi në Tiwtter, ka uruar rizgjedhjen e Aleksander Vuçiqit, si Kryeministër i Serbisë.
Analsiti Blerim Latifi, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me këtë veprim të Grenellit, përcjell arbresh.inf.
Latifi në postim, quan Grenellin argat të Vuçiqit, ndërsa shton se Kosova është më fat se Donald Trump dhe Grenell kanë humbur zgjedhjet.
Ndërsa Latifi gjatë postimit shton se qëndrimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti ndaj Grenellit është i qëlluar.
Postimi i tij i plotë:
Në kulmin e luftës në Ukrainë, Trump, tanimë krejtësisht i çmendur pas rënies nga pushteti, i kërkon ndihmë Putinit në luftën e tij politike kundër presidentit Biden. Njeriu i parë nga bota që me plot entuziazëm ia uron fitoren në zgjedhje Vuçiqit, është Richard Grenell.Kam qenë dhe vazhdoj të jem shumë skeptik për pikëpamjet e Kurtit rreth marrëdhënieve ndërkombëtare, por duhet ta pranojmë se qëndrimi i tij ndaj Grenellit ishte i qëlluar. Ky njeri është argat i Vuçiqit. Në kuptimin e plotë të fjalës. Ne jemi me fat që Trump dhe ky i humbën zgjedhjet. Këta na kishin kthy nën Serbi. / arbresh.info/
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...