Latifi: Nuk guxon të arrestohet askush pa procedura gjyqësore

21:32 | 29 Mars 2018
Arbresh.info

Blerim Latifi, këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka komentuar arrestimin e gjashtë shtetasve turq. Ai ka thënë se arrestimet e sotme të shtetasve turq janë bërë në kundërshtim të ligjit. Latifi ka thënë se ky është turp edhe për shtetin.

Latifi ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në T7, se me arrestimin dhe dëbimin e tyre është vepruar krejt gabimisht.

“Nuk mund të ketë këso arrestime apo deporetime pa pasur procedura gjyqësore. Sot veprimet e tilla janë bërë kundër ligjit. Është shkelur ligji dhe kushtetuta”, ka thënë ai.

Latifi ka thënë se me këto veprime shteti i Kosovës është turpëruar.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme