Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se masat kufizuese anti-COVID që kishin miratuar para disa javësh janë keqkuptuar shumë, derisa tha se nëse vazhdon situata epidemiologjike të përmirësohet atëherë do të hiqen të gjitha masat.
Latifi në Telegrafi ka komentuar masat kufizuese që kishin vendosur më herët, ku qytetarët të cilët kanë tentuar të hyjnë në territorin e Kosovës është dashtë të posedojnë tri vaksina, apo dy vaksina testin negativ për coronavirus.
“Janë ndal për shkak se nuk kanë pasur tri vaksina, ose dy vaksina plus testin. Ai që ka pasur tri vaksina ka hyrë lirshëm, pa asnjë telashe. Shtetet tjera duke futur këtu edhe Maqedoninë e Veriut e ka shëndetësinë në nivel më të mirë se ne, spitalet më në nivel se ne, përndryshe ne nuk kishim shku shumica e kosovarëve në Maqedoninë e Veriut”, është deklaruar ai.
Ministri Latifi ka thënë se asnjë pacienti të sëmurë nuk i është ndaluar hyrja në Kosovë.
“Asnjë i sëmurë nuk i është ndaluar hyrja në Kosovë. Gjendjen qysh e kemi unë besoj që ka me u përmirësuar, e nëse përmirësohet dukshëm ne do t’i heqim të gjitha masat”, theksoi ai.
Latifi në emisionin “Përballje”, ka pohuar se të gjitha vendimet që i marrin janë në baza shkencore.
Gjatë intervistës, Latifi ka thënë se në sistemin që ai e drejton tash e dy muaj, duhet të bëhet transformim e jo reformim.
“Ky transformimi duhet me qenë ku në qendër të vëmendjes do ta ketë pacientin. Duhet me u bazu në evidencë, në të dhënat që i kemi, duhet me u orientu në kërkime shkencore dhe me u fuqizu e udhëheqë nga teknologjia. Nëse nuk e bëjmë këtë nuk do të kemi transformim të shëndetësisë së Kosovës”, thekson ministri.
Gjatë kësaj interviste, ministri ka folur edhe për çështjen e specializantëve me vetëfinancim, spitalin të Pediatrisë, spitalin e kryeqytetit, e tema tjera me rëndësi.
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...