Profesori universitar, Blerim Latifi nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ka kritikuar mënyrën se si qeveria e Kosovës po e ushtron diplomacinë.
Latifi shkruan se diplomaci e Kosovës nuk quhet nëse viziton vende që na kanë njohur, e me të cilat s’ka as çështje të hapura e as zhbllokim ndërkombëtar të Kosovës.
“Kjo është humbje kohe, shpenzim i kotë i pareve të shtetit dhe mashtrim i vetes se po bëjmë diçka”, ka shkruar Latifi.
Ai është shprehur se diplomacia e Kosovës duhet t’i prekë shtetet jo-njohëse deri më tani, në rend të parë ato të BE-së, pasi sipas tij janë pikërisht ato që e kanë bllokuar procesin e avancimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
“Por kësaj pune nuk ia themi dot, sepse jemi dembela, krejt jeta na shkon duke shiku kush po na e jep ndonjë ndihmë dhe në fund flejmë të qetë me mendimin se Amerika ka me na i kry punët, e neve na mbetet veç me vrapu me i rrëmby meritat, të cilat, pastaj, i përdorim në kacafytjet e brendshme politike për pushtet.”, shkruan Latifi.
Ky është postimi i tij:
Diplomaci e Kosovës nuk quhet të vizitosh vendet që na kanë njohur prej kohësh, e me të cilat nuk ke asnjë çështje të hapur dhe ndikimi i tyre në zhbllokimin ndërkombëtar të Kosovës është i barabartë me zero.
Kjo është humbje kohe, shpenzim i kotë i pareve të shtetit dhe mashtrim i vetes se po bëjmë diçka.
Diplomaci e Kosovës nuk quhet të shetitemi atyre rrugëve që na i kanë hapur të tjerët, e t’i takojmë ata miq që na i kanë kriju të tjerët, pa qenë të zotë të hapim rrugë të tjera e të krijojmë miq të rinj.
Diplomaci e Kosovës quhet ajo që ia del t’i prekë shtetet që nuk na kanë njohur, e në rend të parë pesë shtetet e Bashkimit Europian, sepse aty është shkaku i bllokimit të procesit të avancimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe shkaku i manovrave të vazhdueshme të Serbisë kundër shtetit tonë.
Por kësaj pune nuk ia themi dot, sepse jemi dembela, krejt jeta na shkon duke shiku kush po na e jep ndonjë ndihmë dhe në fund flejmë të qetë me mendimin se Amerika ka me na i kry punët, e neve na mbetet veç me vrapu me i rrëmby meritat, të cilat, pastaj, i përdorim në kacafytjet e brendshme politike për pushtet. /arbresh.info/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...