Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, mori pjesë sot në seminarin e organizuar nga Shoqata e Ortopedëve të Kosovës, ku temë diskutimi ishte “Evaluimi dhe studimi i rasteve të rralla në Ortopedi”.
Në fjalimin e tij para të pranishmëve në këtë seminar, ministri Latifi, theks të veçantë i dha shtatë shtyllave që kanë të bëjnë me transforminin e sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës.
Po ashtu, ministri Latifi, vëmendje të posaçme i dha edhe funsionalizimit sa më të shpejtë të Qendrës së Traumës, njëherësh zhvillimit të sistemit të traumës dhe emergjencës.
Sipas një komunikate të MSH-së, një çështje e rëndësishme, për të cilën Latifi diskutojë me të pranishmit në këtë seminar, ishte edhe lista e pritjeve të pacientëve jo vetëm në Klinikën e Ortopedisë, por edhe për listën e pritjeve edhe në spitalet rajonale të Kosovës.
Për këtë çështje, ministri Latifi tha se ka kërkuar që lista e pritjes të zvogëlohet sa më shpejtë.
Ai tha se është shumë i interesuar dhe është duke punuar fort, që kjo listë e pritjes të zvogëlohet në këtë klinikë dhe në spitalet rajonale dhe pacientët të marrin shërbimin e duhur, pa pritje.
Në këtë seminar kanë marrë pjesë shumë profesionistë shëndetësor të fushës së ortopedisë, ku u diskutua edhe për problematika të tjera profesionale të fushës së ortopedisë./arbresh.info/
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...