Filozofi Blerim Latifi ka thënë se termi Kombëtarja e Kosovës është term teknik, i vlefshëm vetëm në gjuhën e sportit.
Latifi përmes një postimi në Facebook ka thënë se jashtë sportit, kombëtarja e Kosovës është term i zbrazët, pa referencë. Ai, thotë se nuk ka komb kosovar.
Postimi i plotë:
Termi “Kombëtarja e Kosovës” është term teknik, i vlefshëm në gjuhën e sportit, ndërsa jashtë kësaj gjuhe ky term është i zbraztë, pa referencë. Për një arsye të qartë: nuk ka komb kosovar. Të gjitha kombet në Ballkan janë produkte të nacionalizmit etnik, përfshirë edhe nacionalizmin shqiptar. Jashtë kuadrit ideologjik të nacionalizmit shqiptar, çlirimi dhe pavarësia e Kosovës e humbin kuptimin e tyre. Ideja për të ndërtuar një komb multietnik nuk po funksionon as në Bashkimin Evropian, e lëre më në Ballkan. Ne nuk duhet të vazhdojmë të sillemi si sharlatanë, e të tregohemi ma katolikë se Papa./arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...