Profesori universitar, Blerim Latifi, njëherësh edhe njohës i çështjeve politike, nëpërmjet kategorizimit të mendimtarit konservator britanik Roger Scruton për rrymën e majtë politike, ka kritikuar të majtit që kërkojnë që SHBA’ja të mos përfshihet në politikat kosovare.
Latifi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, i ka quajtur “kastravecë” përfaqësuesit e të majtës që po kundërshtojnë prezencën diplomatike të SHBA’së në Kosovë.
“Sa herë i dëgjoj disa kastraveca të majtë që kërkojnë që SHBA-të të mos përzihen në punët e brendshme të Kosovës, më kujtohet Sir Roger Scruton, i cili të majtit i grupon në tri lloje: mashtrues, zjarrvënës dhe budallë”, ka shkruar ai.
Reagimi i tij vjen pasi Admir Molla, shqiptar i cili jeton në New York e me të cilin kryeministri Kurti bisedon për raportet e Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka kërkuar Ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, që të mos përzihet në punët e brendshme të Republikës së Kosovës.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ditë më parë ka thënë se SHBA-ja beson që Kosova ka detyrim themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se historia s’ka filluar me krijimin e Qeverisë Kurti. Një deklaratë e tillë e Kosnett ka nxitur reagime të shumta, derisa vetë Kurti në kundërpërgjigje, ka insistuar se Kosova s’mund të themelojë Asociacion një etnik.
Molla ka udhëzuar Ambasadorin Kosnett që të mos përzihet në punët e brendshme të Kosovës./arbresh.info/
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar