Analistët politikë, Halil Matoshi dhe Blerim Latifi, kanë reaguar ndaj deklaratës së Liburn Aliut për Baton Haxhiun.
Haxhiu kishte thënë se Albin Kurti është takuar me Hashim Thaçin dy herë, dhe takimet kanë qenë të gjata. VV fillimisht e mohoi se ky lajm ishte i vërtetë. Pastaj Aliu kishte thënë se Haxhiu ka shpifur, duke hedhur akuza edhe më të rënda ndaj tij.
“E ka humbë Batoni udhën në oborr. Traumë të pashërueshme i ka shkaktu Albini. Rrena e tij e fundit në lidhje me gjoja takimin e Albinit me Hashimin, tregon se në çfarë niveli ka devalvu ky, madje edhe si spiun. Për këtë rrenë të lodhtë, Stanishiqi shkelma prej zyrës e kish qitë. – Marsh bitango”, ka thënë Aliu.
Ndërkohë Matoshi ka thënë se mendon që VV ka hequr dorë nga kjo gjuhë.
“Asnjë subjekt politik nuk guxon të linçohet publikisht. Mendoja se VV ka hequr dorë nga kjo gjuhë. Çdokush mund të thotë opinionin e vet”, ka thënë Matoshi.
“Baton Haxhiu është qytetar i këtij vendi, është gazetar me përvojë. Askush nuk mund ta lincojë atë për informatat e tij. Nuk i ka hije një gjuhë e tillë një partie që synon të udhëheqë me vendin”, ka thënë Latifi. /Express/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...