Analisti, Blerim Latifi, ka thurur kritika ndaj lidershipit të PDK’së, duke thënë se pozitat të cilat i bartin janë si dhuratë dhe jo si rezultat i punës së tyre.
Latifi, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se këtë parti e ka kapur pasiviteti, teksa ka shtuar se nuk janë të gatshëm të marrin hapa të mëdhenj.
“Si shpjegohet pagjakësia, përgjumja dhe pasiviteti politik i PDK-së? Qe një arsye madhore: Pjesa dërmuese e atyre që sot i kanë pozitat e rëndësishme në PDK, nuk i kanë ato pozita si rezultat i punës së tyre individuale, por si dhurata politike nga liderët e partisë”, ka shkruar profesori universitar.
“Të veshur me pushtet në këtë mënyrë, ata nuk janë të aftë për beteja të mëdha politike, kështuqë janë barrikaduar në pozicionet e dhuruara, në pritje të kthimit të liderëve nga Haga, kthim të cilin e mendojnë si ripërtrirje të dhuratave. Ky është thelbi i kotjes, i përgjumjes së tyre politike”, ka thënë tutje ai.
Ndërkaq, nga kjo parti, kanë bërë me dije se mund të mbahen zgjedhjet e brendshme përpara atyre lokale.
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi