Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se ai e ka përkrahjen 100 për qind të kryeministrit Albin Kurti për punën që ai po e bën në këtë dikaster qeveritar.
Latifi tha se në momentin kur ai e gjykon se Shëndetësia nuk është prioritet i qeverisë, ai kthehet në Amerikë.
“Jam shumë i sigurt se qeveria e sidomos kryeministri Kurti që shëndetësinë e ka top prioritet. Nuk mund të kemi siguri kombëtare nëse nuk kemi shëndetësi të avancuar”, është shprehur Latifi në Klan Kosova.
Ai, tutje tha se ka vënë bast me 40 anëtarët e Komisionit të Shëndetësisë, se nëse ata gjejnë një problem të ri të krijuar e që nuk është i viteve të kaluara ai do t’i qeras ata me drekë.
“Unë e kam thënë se në 40 anëtarë të Komisionit të Shëndetësisë, nëse ju e gjeni një problem të ri, që s’është i viteve të fundit, unë iu çoj në drekë. Por, ne i kemi këto probleme të grumbulluara me kohë. Unë do të bëjë gjithçka është e mundur intelektualisht e politikisht që t’i zbusim të gjitha këto probleme sepse s’është e mundur t’i zhdukim, s’ka asnjë vend në botë që t’i zhdukin të gjitha probleme në shëndetësi”, është shprehur Latifi, njofton Klankosova.tv.
Më tej, i pari i Shëndetësisë foli edhe për ikjen e mjekëve, ku tha se ngjashëm po ndodhë edhe në Austri e Gjermani, teksa shtoi se nëse ai nuk e mban anën e mantelbardhëve të Kosovës, ai do të jap dorëheqje.
“Austria po i humbë mjekët. 30 për qind e mjekëve që diplomojnë në Austri nuk merren me të sëmurët e Austrisë. Gjermania gjithashtu, prandaj po ka hapësirë për të gjithë ne. Çdo shtet ka një fluks të madh të largimit të personelit shëndetësor”.
“Nëse unë s’e mbajë anën e mantelbardhëve, atëherë unë jap dorëheqje nga ministri i Shëndetësisë për shkak se s’ka asgjë më të rëndësishme për mua sesa mirëqenia e mjekëve”, është shprehur Latifi, njofton Klankosova.tv.
Latifi shtoi se rritja e pagave është në planin e qeverisë, teksa shtoi se lutet që ky proces të kryeht sa më shpejt.
“Por, s’është vetëm paga që do t’i mbajë mjekët e nxënësit tanë këtu, por duhet ta duam pak më shumë veten. Unë s’po them që s’ka patriotizëm tek mjekët, por duhet ta duam pak më shumë Kosovën sepse s’është çështja vetëm te paratë”, tha Latifi.
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut?
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Sonte beteja e golashënuesve ndërmjet Gyokeres dhe Haaland
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...