Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi po kryeson sot një punëtori me kryesuesit dhe personat përgjegjës të grupeve punuese për ligjet dhe udhëzimet administrative në kuadër të planit legjislativ të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022, që po mbahet në Brezovicë.
Ministri Latifi tha se angazhimi maksimal për hartimin e ligjeve dhe udhëzimeve administrative është pjesë e detyrimeve që i ka Ministria e Shëndetësisë.
“Duhet të jemi më të shpejtë në kohë dhe më të mirë në përmbajtje të këtyre dokumenteve që kanë rëndësi dhe të cilat duhet të japin zgjidhje afatgjate për sektorin e shëndetësisë dhe qëndrueshmërinë e tij”, theksoi Ministri Latifi.
Ai i vlerësoi si shumë të rëndësishme projektligjet në procedura të plotësim-ndryshimit dhe hartimit siç është Ligji për Shëndetësi, Ligji për Sigurime Shëndetësore; Ligji për rregullimin e çmimit të barnave dhe ligjet dhe aktet e tjera nënligjore, duke kërkuar nga përgjegjësit që ta rrisin dinamikën e punës.
Personat përgjegjës për hartimin e ligjeve dhe udhëzimeve administrative kanë prezantuar ecurinë dhe statusin aktual të dokumenteve, mundësitë që krijojnë ato, por edhe sfidat e këtij procesi.
Programi legjislativ i MSh-së për vitin 2022 përmban plotësim ndryshimin dhe hartimin e gjashtë projektligjeve dhe 18 udhëzimeve administrative, disa prej të cilave tashmë janë në fazën e konsultimeve publike.
Punëtoria është mbështetur nga Projekti i Shëndetësisë për Kosovën i Qeverisë së Luksemburgut LUX-DEV KSV/017./arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit