Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, thotë se fitorja në këtë komunë dihet dhe se ai me ekip po punojnë që ta thellojnë atë. Ai deklatoi se janë në prag të konfirmimit të fitores dhe se as që bëhet fjalë për përmbysje të rezultatit.
“Subjektet politike nuk janë në garë tash, ata e kanë humbë garën nuk janë në garë, po elektorati i tyre ka një vlerësim shumë pozitivë për të gjitha angazhimet e mia. Unë besoj që do të marrë elektorat edhe të qytetarëve të cilët kanë votuar për Visar Korenicën, edhe nga Vetëvendosja.” u shpreh Latifi derisa ishte i ftuar në Edicionin Special të Klan Kosovës.
Tutje kandidati për të parin e Rahovecit tha se çdo ditë merr konfirmime nga votues të LVV-së dhe të subjekteve të tjera se do ta votojnë atë.
“Në këto takime falënderuese e përshëndetëse me qytetarët, me zgjedhësit që janë edhe të subjekteve të ndryshme, të gjitha subjekteve politike, ata lëre që më presin mirë por unë shkoj i falënderoj përshkak se nuk janë vetëm strukturat e partisë janë edhe mbështetës, janë edhe qytetarë që e vlerësojnë përkushtimin e angazhimin.”
Ai thotë se duhet të ndodhë një rezolucion që ta fitojë garën dikush tjetër në Rahovec.
“Jam shumë i sigurt që ne po punojmë shumë edhe këto ditë që ta finalizojmë këtë proces të rregullt zgjedhorë, të mirë, korrekt dhe demokratik me një fitore të thellë, kur them të thellë unë besoj në këtë që po e them sepse nuk dëshiroj me ba zhurmë as shamatë sepse e di që përkrahja po rritet sepse fituesi dihet.”
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...