Largohet nga Spanja lideri katalunas, kërkon azil në Belgjikë

14:12 | 30 Tetor 2017
Arbresh.info

Lideri katalunas Carles Puigdemont ka udhëtuar drejt Brukselit sot pas shkarkimit nga detyra e tij si presidenti i rajonit, konfirmojnë burimet nga kryeqyteti belg.

Puigdemont bëri udhëtimin vetëm disa orë pasi ministri i imigracionit Theo Francken, sugjeroi që atij mund t’i ofrohet azil për shkak të trajtimit të Spanjës, transmeton portali arbresh.info

Ndërkohë prokurorët nga Madridi kanë kërkuar që lideri katalunas dhe ministrat e tij të lartë të cilët kanë orkestruar referendumin e paligjshëm për pavarësi të akuzohen për rebelim.

LEXO EDHESpanja sulmon Belgjikën, i ofroi azil politik liderit katalunas

Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon të burgoset për 30 vjet, gjë e cila ka bërë që Francken të tërbojë Madridin kur tha se nuk mund t’i ofrohet gjykim i drejtë në Spanjë.

Sipas mediave spanjolle, Puidgemont po takohet me figura të larta në partinë nacionaliste flamane, e cila përfshin z. Francken, për të diskutuar lëvizjet e tij të ardhshme.

Qeveria spanjolle shkarkoi atë dhe shpërbëri parlamentin e rajonit pasi deputetët e saj votuan të premten për të shpallur zyrtarisht pavarësinë nga Madridi dhe për të formuar një Republikë të re./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme