Është larguar nga rendi i ditës votimi i vendimit të Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike
Ky ndryshim ka ardhë me kërkesën e përfaqësuesit të PSD-së në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Dardan Sejdiu, shkruan arbresh.info.
Sejdiu ka thënë se kjo pikë mund te sillet në votim pas përfundimit të punës se Komisionit hetimor për PTK, shkruan arbresh.info.
“Propozoj që pika e pestë të hiqet nga rendi i ditës sepse ne kemi krijuar një komisionin parlamentar i cili është duke hetuar këtë çështje. Pas përfundimit të këtij hetimi e kemi një raport të plotë, ne mund të diskutojmë rreth kësaj çështje dhe më pas të vendosim nëse do ë privatizohet apo jo”, ka thënë ai.
E me këtë nuk është pajtuar përfaqësuesi i PDK-së, Memli Krasniqi. Ai ka kërkuar që kjo pikë të vendoset ne votim pasi privatizimi do të ndodhë pas 2 vitesh.
“Duhet me u vendos ne votim dhe pse jo me u refuzu. Edhe ne rastin më të mirë nëse votohet sot privatizimi i Telekomit mund të ndodhë pas 2 vitesh, edhe Qeveria i ka obligimet dhe detyrat që duhet t’i implementoj”, ka thënë ai.
E Sejdiu ka insistuar të largohet nga rendi i ditës, në të kundërtën nuk do të marrë pjesë në votim.
“Nuk kemi nevojë me u ngut dhe me sjell në votim një vendim qe ende nuk e ka marrë rezultatin nga Komisioni hetimor për PTK-në, nuk i kemi pa ende numrat e 2018-es. Ka arsye logjike e ekonomike qe te largohet nga kjo pike nga rendi i ditës”, ka thënë Sejdiu./arbresh.info/
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit