Ismaili tregon se pse po largohet monumenti i cili ishte i vendosur afër Pallatit të Rinisë Ideatori i monumentit të pavarësisë “NewBorn”, Fisnik Ismaili ka treguar se ky monument do të largohet për disa ditë nga vendi ku është vendosur që po thuajse 10 vjet, afër Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
E tërë kjo sipas Ismailit do të ndodhë sepse monumentit do t’i ndërrohet ngjyra dhe do të pastrohet.
“NEWBORN sivjet po e merr trajtimin që e ka meritue edhe e ka pritë tash 10 vjet. Po e çojmë me i gërrye ngjyrat, ndryshkun edhe papastërtinë që e ka mbledhë ndër vite. Kthehet qeto ditë edhe më i bukur, me pamje të re, që tashmë është bë traditë”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
“NewBorn” po merr pamje tjetër pikërisht ku jemi në prag të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës./21Media
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...