Një grup tjetër i afganëve që ishin evakuuar në Kosovë ka marrë rrugën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Këtë e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Kosovë, shkruan arbresh.info
Ambasada e SHBA-ve përmes një postimi në Facebook ka falënderuar shtetin e Kosovës për strehimin e përkohshëm të afganëve.
“Sot pas përfundimit të të gjitha kërkesave të verifikimit dhe atyre mjekësore, një grup tjetër i të evakuuarve afganë u nis nga Kosova për në SHBA. Falë bujarisë dhe mikpritjes së Kosovës, afër 600 afganë të pritur më parë në Kampin Liya, janë larguar për të filluar një jetë të re më familjet e tyre në SHBA. Faleminderit Kosovë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, vitin e kaluar, Kosova pranoi mbi 1,200 shtetas afganë, të cilët ikën nga Afganistani pasi talibanët morën kontrollin mbi këtë shtet./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...