Google ADS

Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixhiku falënderon komunat e udhëhequra nga LDK-ja për refuzimin

14:53 | 15 Nëntor 2024
K.B

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka falënderuar nëntë komunat e udhëhequra nga kjo parti, që refuzuan pa hezitim përmbajtjen e teksteve të Edukatës Seksuale.

Abdixhiku tha se kështu e detyruan qeverinë të ndryshojë pozicion.

“Dua të shpreh falënderim publik e mirënjohje të 9 komunave të udhëhequra nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që refuzuan pa hezitim përmbajtjen e teksteve të Edukatës Seksuale – dhe kështu detyruan Qeverinë të ndryshoj pozicion radikalisht! Nga insistimi mbrojtës i përmbajtjes së teksteve në Kuvend, tek tërheqja e plotë e tyre!”, shkroi ai në Facebook.

Postimi i tij:

Dua të shpreh falënderim publik e mirënjohje të 9 komunave të udhëhequra nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që refuzuan pa hezitim përmbajtjen e teksteve të Edukatës Seksuale – dhe kështu detyruan Qeverinë të ndryshoj pozicion radikalisht! Nga insistimi mbrojtës i përmbajtjes së teksteve në Kuvend, tek tërheqja e plotë e tyre!

Mirënjohje Prishtinës, Pejës, Lipjanit, Istogut, Vitisë, Fushë Kosovës, Obiliqit, Junikut e Dragashit!

Falënderoj dhe qytetarët e Kosovës për reagimin e shpejtë e të vendosur; dhe kështu bërjen qartë të orientimin e popullit të Kosovës.

Pas 9 shkurtit, si Qeveri e Ndryshimit, do të përmirësojmë përmbajtjen e teksteve në fjalë në nivel nacional! Si parti e qendrës së djathtë, familja dhe fëmija do të jenë dhe të mbrojtur dhe të përkujdesur!

LEXO EDHE:

Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorimi – formon komision të ekspertëve për procesin e rishikimit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme