Largohen nga bufeja e Kuvendit të Kosovës shishet e ujit që ishin prodhim i Serbisë

12:25 | 25 Nëntor 2021
L G

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha në seancën plenare gjatë javës së kaluar kishte kritikuar Vetëvendosjen dhe kishte kërkuar të largojë nga bufeja e Kuvendit produktet që përmbajnë ambalazhin e Serbisë.

Kërkesa e deputetit të AAK-së, duket se kanë bërë që Kuvendi i Kosovës të reflektoj duke i larguar shishet që kishin ambalazh serb, shkruan arbresh.info.

Në tavolinat e vendosura të deputeteve të Kuvendit të Kosovës, sot kanë munguar shishet e ujit më ambalazhe serbe.

Ne vend të tyre në çdo vend të ulëseve të deputetëve janë vendosur shishe të qelqit pa ambalazhe të ndonjë firme më ujë./arbresh.info/

Të ngjashme