Google ADS

Largohen nga banesat qytetarët në Dardani, akuzojnë Vetëvendosjen

11:31 | 3 Korrik 2017
Arbresh.info

Komuna e Prishtinës me asistimin e njësisë speciale të Policisë së Kosovës ka nisur largimin e qytetarëve nga banesat në lagjen Dardania të Prishtinës.

Gazmend Muçolli, përfaqësuesit i banorëve tha para mediave se para kësaj qëndron kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, largimi i banorëve të cilët jetojnë në këto banesa që 18 vite po bëhet për përfitime personale të individëve të caktuar.

“Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Nexhat Kryeziu, drejtori i ndërmarrjes publike banesore janë prapa kësaj. Në këto banesa jemi futur në vitet 99 dhe prej kafshatës së gojës kemi nda para dhe jemi mundu për t’i bërë të banueshme”, ka thënë Muçolli.

Ai ka kritikuar partinë Lëvizja Vetëvendosje duke thënë se është munduar të paraqitet popullsitë gjë që sipas tij, nuk paska qenë ashtu.

“Këta po duan të përfitojnë ashiqare prej situatës. Këtë ndërtesë e ka ndërtuar Qeveria e Serbisë për të ikurit e luftës nga Kroacia, nga Bosnja dhe tash këtu po dojn të përfitojnë. Na nuk po kërkojmë lëmoshë por duam të na mundësojnë që nëse në një vend kemi jetuar që 18 vite, ne jemi të regjistruar si tatimpagues nëse nuk i takoj këtij vendi, jam tatimpagues i rregullt”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo që po ndodh duhet të ndalet para se të ndodh diçka e madhe./Arbresh.info.

19749473_10155345634065692_191169284_o 19686345_10155345634070692_2006240747_o

19748109_10155345588315692_419706452_o-1 19619553_10155345588305692_81315504_o 19648135_10155345588310692_1031968708_o

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1468443943220693/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme