Google ADS

“Largimi i Vjosa Osmanit ka të bëjë më shumë me interesa personale se ideologjike”

14:11 | 28 Nëntor 2020
Arbresh.info

Muhamet Hamiti ishte ndër personat e parë që ju bashkua partisë së parë shqiptare të krijuar nga Ibrahim Rugova, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por, profesor Hamiti sot ka edhe kritika për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas tij koha kur në krye të kësaj partie ishte Ibrahim Rugova dhe sot ka një dallim të madh.

“Ka elemente por ka edhe transformime. Një qarje LDK-ja e ka pasur edhe në vitin 2006, LDK-ja sot është më e vogël më pak e fuqishme se çka qenë,  trashëgiminë  Rugovës e ka aty dhe po të di ta përdor kjo i duhet Kosovës. LDK sot është në një situatë kur duhet ta riafirmoj trashëgiminë e Rugovës”, thotë Hamiti në një intervistë për portalin arbresh.info

Anëtari i LDK-së, ka kritika edhe ndaj largimit të Vjosa Osmanit.

Sipas tij, në këtë çështje më shumë kanë të bëjnë interesat personale se sa ideologjike.

“Shenjat janë qe ka përçarje, largimin e Vjosës e shoh pak ma ndryshe. Është e vërtet që zonja Osmani ka qenë nënkryetare, por tash nëse do mundet me qenë anëtare e këshillit. Kjo është çështje edhe interesa personale”.

Profesor Hamitit ka folur edhe për emrat e deputetëve të LDK-së.

Ai thotë se dallimi mes deputetëve të kësaj periudhë dhe të 20 viteve më herët ka shumë dallim.

“Unë nuk e kam përshtypjen se janë zgjedhur më të mirët në zgjedhje. Përbërja e përfaqësuesve politik të Kosovës në Kuvend ka shkuar në rënie. Po ti shini përbërjet e kuvendit 91/91 e tash secilën herë është më e dobët. Mustafa është një udhëheqës që ka përvojë politike udhëheqës. LDK duhet të punoj më fuqishëm më njerëzit në teren”.

Ndonëse thotë se brenda LDK-së,  janë disa emra që do të ishin të denjët për postin e Presidentit, profesor Hamiti, ka kritikuar kandidatët e vetëshpallur për këtë post.

“Ka emër brenda LDK-së që do të mund të marrin postin e Presidenti por s’dua ta them. Është bastardua emri i presidentit. Persona të tjerë të panjohur po dalin dhe po e paraqesin kandidaturën për këtë post. Kjo nuk është serioze. Kosova ka një traditë për zgjedhjen e njerëzve të duhur në Presidencë”, ka deklaruat Hamiti./V.Selimi/arbresh.info/

Kjo është intervista e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme