Google ADS

Largimi i minatorëve nga puna, sindikata e “Trepçës” tregon arsyet

13:09 | 22 Gusht 2024
R J

Ndërmarrja publike “Trepça “ ditëvë të fundit ka njoftuar për largimin e disa minatorëve nga puna.

Sindikata e Trepçës, ka treguar arsyet e largimit, në njoftimin e Sindikatës thuhet se ndërprerja e marrëdhënies së punës për këta punëtorë,nuk kishte të bënte fare me hakmarrje, përcjell Arbresh.info.

“Ditët e fundit menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” Sh.A ka ndërmarr veprime ligjore, ku disa ish minatorëve iu ka shkëputur marrdhenien e punës dhe të njejtit i ka publikuar me iniciale në faqen zyrtare në Fb të ndërmarrjes. Me qëllim të informimit tuaj të drejtë, ju njoftojmë se shumica e minatorëve të apostrofuar me iniciale janë minatorë që kohë më parë veq se e kanë dhënë dorheqjen e tyre nga puna në ndërmarrjen e “Trepça” Sh.A, e një pjesë tjeter për shkak të procedurave penale që janë inicuar kundrejt tyre. Ju sigurojm se ndërprerja e marrdhënies së punës për këta përsona nuk ka të bëjë fare me reagimin- shprehjen e paknaqësive të shprehur përmes protestës apo ndonjë hakmarrje në drejtim me paknaqësit tona”, thuhet në njoftimin e Sindikatës  së Pavarur të Minatorëve të “Trepçës”.

Në njoftim poashtu thuhet se menaxhmenti thjeshtë e ka zyrtarizuar dorëheqjen e atyre, të cilët veç se janë larguar me dëshirën e tyre nga ndërmarrja qoftë duke emigruar apo punisimit të tyre diku tjeter, apo edhe ka zbatuar procedurat ligjore për personat që janë në ndjekje penale.

“Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” së Kosovës vazhdimisht pëcjell për së afërmi secilin hap të ndërmarrë nga institucioni në raport me secilin minatorë dhe të drejtat e tyre. Sindikata gjatë angazhimit të saj pa kurfar kompromisi afirmon dhe mbron të drejtat e ligjshme të secilit minatorë dhe do ti përdor çdo her e në çdo kohë të gjithë mekanizmat ligjor për mbrojtjen e tyre. Pra Sindikata ka qëndruar dhe qëndron parimore dhe e arsyeshme duke e kuptuar rolin dhe rëndësin që ka menaxhmenti në ndërmarrje, duke e bërë të qartë se për procedurat dhe hapat ligjor që ajo ndërmerr ne do ti respektojm çdo here”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme