Avokati Tomë Gashi e ka vlerësuar lajm aspak të mirë për gjykimin në Hagë tërheqjen e Ben Emersonit si avokat mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se duke e ditur peshën e gjykimit në Hagë, Ben Emerson mund të jetë i pazëvendësueshëm, shkruan Arbresh.info.
“Aspak lajm i mire per gjykimin ne Hague. Terheqja e Ben Emerson si Avokat mbrojtes eshte humbje e madhe. Duke e dite peshen e gjykimit ne Hague Ben Emerson mund te jete i pa zevendesushem. Une e kom pas nderin te punoj me te. Ai eshte avokat briliant dhe shume here ka qen dija e tij kruciale jo vetem ne interes te klientit te tij po i te gjithe rastit ku ka qen ai prezent.”, ka shkruar Gashi.
Tutje, ai theksoi se Ben Emerson e ka ndihmuar maksimalisht drejtësinë dhe nuk ka punuar vetëm për klientin e tij.
Ndryshe, Gjykata Speciale sot ka njoftaur se e ka miratuar kërkesën e avokatit Ben Emerson, për tërheqje nga ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvednit, Kadri Veseli.
Në vendim thuhet se Veseli dhe Emmerson kanë konfirmuar se janë pajtuar për ndërprerje të marrëdhënies avokat-klient bazuar në “një prishje të parevokueshme në marrëdhënien avokat-klient”./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
“Prishje e parevokueshme” – kjo është arsyeja pse Veseli e largoi Emmersonin
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...