Sot është lansuar uebportali i ri i sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.
Në ceremoninë e lansimit, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, në fjalën e tij të rastit ka thënë se kjo është një mundësi e mirë që secili qytetar të ketë informacione në kohë reale, përcjell Arbresh.info.
“Kjo dritare e informacionit që po lansohet sot do të jetë një mënyrë e mirë që secili qytetar, organizatë e shoqërisë civile apo media të ketë informacione me të plota dhe në kohë reale, në mënyrë që imazhi i Prokurorit të Shtetit dhe sistemit prokurorial të avancohet, siç është duke u avancuar çdo ditë dhe për këtë ka falënderuar shoqërinë civile dhe mediat, të cilat po ndikojnë që të rritet besimi i publikut në punën e Prokurorit të Shtetit”, ka thënë Kelemendi.
Gjithashtu Kelmendi ka inkurajuar qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile që t’i shfrytëzojnë mundësitë dhe qasjen që sistemi prokurorial po ju jep atyre, siç është kjo e ueb portalit të ri ku do të mund të kenë informacione më të shumta për punën që e bënë Prokurori i Shtetit, sepse është duke u bërë punë e madhe.
Në fund, Kelmendi, ka falënderuar UNDP-në e cila ka mbështetur këtë projekt.
“Dizajnimi dhe zhvillimi i uebportalit të ri të sistemit prokurorial është mundësuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, konkretisht nga Projekti “Mbështetje për përpjekjet kundër korrupsionit, SAEK III, përmes ndihmës së Qeverisë së Zvicrës dhe Qeverisë së Suedisë dhe do të jetë në shërbim të mediave, të shoqërisë civile dhe të të gjithë qytetarëve të vendit”, thuhet në njoftimin e KPK-së./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...