New Perspektiva lanson webfaqen për historinë shumë-perspektivëshe të Kosovës.
Kjo webfaqe synon të ofrojë narrativat e historisë së Kosovës ashtu siç shihen nga tri pale.
Johanna Hanson Drejtoreshë ekzekutive New Perspektiva ka thënë së mes tjerash, webfaqja synon të ofrojë informacione mbi sfondin dhe shembuj për metodologjinë dhe një sërë burimesh për tema të caktuara të historisë së Kosovës.
Kjo njëkohësisht sipas saj është çështje e rëndësishme arsimore, por edhe çështje vendimtare për ta rindërtuar mirëkuptimin dhe stabilitetin ndër-komunitar.
Para më shumë se dy viteve, New Perspektiva e nisi këtë punë për hapjen e të menduarit mbi metodologjinë shumë-perspektivëshe në mësimdhënien e historisë për arsyet e mëposhtme:
– të mësuarit e historisë përmes qasjes aktuale një-perspektivëshe, e praktikuar në shkollat e ndara kosovare dhe serbe, i ndan edhe më shumë qytetarët e rinj të Kosovës dhe kështu përbën faktor që kërcënon stabilitetin në Kosovë. Nuk e nxit mirëkuptimin midis komuniteteve;
– qasja një-perspektivëshe nuk arrin t’ua zhvillojë studentëve aftësitë e analizës kritike, aftësitë që duhet t’i zhvillojnë si qytetarë përgjegjës dhe demokratikë;
– nxënësit që e përdorin metodologjinë shumë-perspektivëshe mësojnë t’i dallojnë faktet prej interpretimeve. Nuk e shohin historinë më si diçka që duhet të memorizohet – të memorizosh nuk është të mendosh.
– sistemi aktual i paaftëson nxënësit dhe nuk i merr ata parasysh;
– sistemi aktual i parandalon mësuesit t’ua mësojnë nxënësve historinë në mënyrë korrekte dhe efektive;
– Për shkak të të gjitha këtyre arsyeve, Këshilli i Europës ka përvetësuar një qëndrim të fortë ndaj qasjes shumë-perspektivëshe. Këshilli deklaroi në Rekomandimet e tij të vitit 1996 mbi Historinë dhe të Mësuarit e Historisë në Evropë se metodologjia shumë-perspektivëshe e mësimdhënies do t’i inkurajonte studentët ta respektojnë diversitetin dhe dallimet kulturore. Tha se “historia ka një rol kyç në Europë… mund të jetë forcë për ndarje, dhunë apo mostolerancë, nëse nuk mësohet kujdesshëm.”
“Ne besojmë se kjo është një çështje vendimtare për Kosovën. Është moment kyç për ta promovuar këtë metodologji, pasi Plani i Strategjisë së Arsimit i MASHT-it 2017-21 në mënyrë specifike synon të lejojë fleksibilitet më të madh në mësimdhënie.”
“Ka treguar se ka hapësirë ​​për ndryshime në mësimdhënien e historisë dhe se kurrikula e re do ta promovojë fleksibilitetin e mësimdhënësve në përzgjedhjen e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore në lëndë të caktuara. Theksohet se diversiteti dhe pluralizmi duhet të përfshihen në të gjitha fushat e lëndëve”, ka theskuar ajo.
Projekti për zhvillimin e kësaj uebfaqeje është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, si pjesë e projektit të tyre më të gjerë “Building Societal Connections and the Protection of Minorities in Kosovo”
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...