Qeveria e Kosovës do të lansoj sot platformën “KosovaDiplo365”.
Kjo nismë e Qeverisë respektivisht Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës është e përbashkët me Fondacionin Ipko, përcjell Arbresh.info
“Platforma “KosovaDiplo365”, synon që të ngrit prezencën digjitale të tregimeve të sukseseve dhe arritjeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës nëpër botë, dhe njëkohësisht të shërbejë si hapësirë e ndërveprimit si brenda ashtu edhe jashtë shtetit. Përmes kësaj platforme synojmë që të fuqizojmë Diplomacinë Publike të Kosovës përmes zërave më të fuqishëm të saj – atë të vetë qytetarëve të Republikës sonë”, thuhet në njoftim.
Ngjarja e lansimit të platformës do të mbahet sot, duke filluar nga ora 13:30 në ndërtesën e Qeverisë.
Pjesëmarrës në lansim do të jetë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili do t’ju drejtohet të pranishmëve me një fjalë rasti.
“Ndër të tjerash do të nënshkruhet letra e zotimit të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Fondacionit Ipko, si përpjekje për të fuqizuar bashkëpunimin në mes të sektorit publik dhe atij privat, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...