Google ADS

Lansohet shërbimi E-komuna, Kurti: Transformimi digjital është shtytësi kyç për qeverisje më efikase

11:50 | 17 Maj 2024
R J

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, gjatë ditës së sotme, ka organizuar ceremoninë e lansimit të shërbimeve të E-Komuna e cila është pjesë e platformës shtetërore E-Kosova.

Në këtë ceremoni, janë duke marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetarët e Komunave.

Kurti tha se transformimi digjital është shtytësi kyç për qeverisje më efikase duke filluar nga çdo fushë e qeverisjes.

“Transormimi digital është shtytësi kyç për qeverisje më efikase duke filluar nga çdo fushë e qeverisjes. Shërbimet duhet të ridizajnojnë në mënyrë që ta kenë në fokus qytetarin.
Parimi themelor është aj i gjithëpërfshirjes që asnjë qytetarë të mos mbetet mbrapa edhe për ata që nuk kanë qasje në pajisje teknologjike, ku qytetarët mund të marrin shërbime të ndryshme. Ne jemi të përkushtuar që ky proces i shërbimit të jetë i sigurt. Ne sot po i lansojmë një numër shërbimesh të reja. Qëllimi është të bëhet një komunikim i drejtpërdrejt në mes qytetarëve dhe udhëheqësve të tyre lokal”, tha Kurti.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, tha se ky është vetëm fillimi, përmes shërbimeve që ky program i ka krijuar, qytetarët do ta kenë më të lehtë të adresojnë problemet e tyre.

“Kemi krijuar programe për shërbime efikase. Ky program do t’i ketë këto shërbime: Transmetimi direkt i ansambleve komunale, informacionet mbi komunat…përmes këtyre shërbimeve qytetarët e kanë më të lehtë t’i adresojnë problemet e tyre. E komuna është rezultat i angazhimit institucional. Dua të ritheksoj se ky është vetëm fillimi”, tha Krasniqi./Arbresh.info/

Të ngjashme