Sot u mbajt ngjarja lansuese e Rrjetit të Përbashkët të Inteligjencës kundër pastrimit të parave të Kosovës ku ishin prezent Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përfaqësues të agjencive shtetërore si dhe bashkëpunëtorë të shumtë ndërkombëtarë.
Në fjalën e tij hapëse të kësaj ngjarjeje, Murati theksoi se Rrjeti i Përbashkët i Inteligjencës kundër Pastrimit të Parave do të sigurojë koordinimin e përpjekjeve të Qeverisë, Sistemit Gjyqësor dhe Agjencive me institucionet financiare, bizneset dhe akterët tjerë socialë dhe ekonomikë në luftimin e veprimtarive të kundërligjshme financiare, shkruan Arbresh.info.
Ministri Murati theksoi se nisma si kjo e sotmja janë të rëndësishme për të avancuar përkushtimin e Qeverisë për luftimin e aktiviteteve të paligjshme.
Nga ana e tij, Sveçla gjithashtu theksoi rëndësinë e krijimit të rrjetit për adresimin e kërcënimeve siç janë pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit.
Ndërsa, ambasadori britanik theksoi si shumë të rëndësishëm krijimin e këtij rrjeti si një dëshmi se institucionet shtetërore janë të gatshme ta luftojnë krimin.
“Rrjeti i Përbashkët i Inteligjencës kundër pastrimit të parave të Kosovës do të rezultojë në ndarjen efikase të të dhënave ndërmjet agjencive përgjegjëse për luftimin e pastrimit të parave duke luftuar kështu aktivitetet e kundërligjshme.”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/
Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyn...
Aliu: Katër komunat veriore janë pjesë e AKK-së
Mbeti i bllokuar në autobot pas aksidentit në aksin Lushnjë-...
Rama:U dakorduam të punojmë së bashku me UNICEF-in për përmi...
Zyrtarët palestinezë: 27 të vrarë në një sulm izraelit ndaj ...
Rreziku nga qentë endacakë