Ministria e Shëndetësisë, Departamenti për Shërbimet Shëndetësore – Divizioni për Shëndetin e Nënës, Fëmijës dhe Shëndet Reproduktiv dhe Posta e Kosovës, në bashkëpunim me UNICEF-in do të bëjnë lansimin e pullës postare për të promovuar të ushqyerit me qumësht të gjirit me moton “Ta mbështesim gjidhënien së bashku”.
Java për të ushqyerit me qumësht të gjirit, nga 1 deri më 7 Tetor 2017, organizohet në bashkëpunim dhe përkrahjen e Shërbimeve Klinike Univerzitare të Kosovës, institucionet lokale dhe Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, Shoqatën e mamive, grupet përkrahësve të nënave për të ushqyerit me qumësht të gjirit, grupi për Institucionet Mike të Foshnjës, Kryqin e Kuq të Kosovës, OJQ Save the Children, Fondacioni për nëna dhe fëmijë.
Në këtë takim janë të ftuar Ministri i Shëndetësisë, Kryeshefi i Postës së Kosovës, Shefi dhe Zëvendës Shefi i Zyrës së UNICEF-it, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Drejtorët e Departamenteve në MSh dhe MZhE, Zyrtar të Postës së Kosovës, Udhëheqësja e grupit për Institucionet Mike të Foshnjës, profesionistë të tjerë, OBSh, Save the Children, Kryqi i Kuq i Kosovës, Shoqata e mamive, Akcioni për Nëna dhe Fëmijë, mediat.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...