Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, mori pjesë sot në lansimin e Projektit për Financimin dhe Sigurimin Bujqësor në Kosovë të IFC-së dhe Shoqatës së Bankave të Kosovës, ku u prezantuan synimet dhe qëllimet e këtij projekti.
Ministri Faton Peci u shpreh për të arriturat e deritanishme që prekin çështjen e sigurimeve bujqësore dhe theksoi risinë e mbulesës së primës së sigurimit me vlerë prej 75% në Programin e Pagesave Direkte – Subvencione 2021, për 6 kultura bujqësore.
“Përmes hartimit të politikave të duhura zhvillimore, synojmë që sektorin e bujqësisë ta shndërrojmë në një sektor të vetqëndrueshëm dhe ta trajtojmë si siguri nacionale përveç se nevojë elementare. Për ta zhvilluar edhe më tej bujqësinë është i pashmangshëm edhe krijimi i kushteve për qasje të lehtë në financa të fermerëve dhe prodhuesve vendor me qëllim të rritjes së prodhimit, uljes së rreziqeve që lidhen me kushtet klimatike dhe rritjes së cilësisë” – theksoi Ministri Faton Peci, shkruan arbresh.info.
Ministri Faton Peci në këtë tryezë foli edhe për rëndësinë e luftimit të informalitetit përmes mekanizmave të ndryshëm që kontrollojnë këtë të fundit, duke theksuar kështu të gjithë hapat e ndërmarrë nga ai si Ministër në implemtim të programeve mbështetëse që Ministria ka të parapara për prodhuesit dhe fermerët vendorë.
Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të sektorit bankar në Kosovë të cilët theksuan se janë të gatshëm që të ofrojnë ndihmën e nevojshme me qëllim që ky sektor të arrijë performancën dhe qëndrueshmërinë e tij.
Projekti i IFC-së në Kosovë për Financim dhe Sigurime Bujqësore, financohet nga Programi Global për Bujqësi dhe Siguri të Ushqimit, dhe ka për qëllim të rrisë qasjen në financa në sektorin bujqësor në Kosovë./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës