Sot kansohet projekti “Rrjeti i Sigurtë për mbrojtjen e fëmijëve – faza III”, i cili do të zbatohet gjatë viteve 2017- 2019, duke mbuluar të gjitha komunat e Kosovës.
Përmes këtij projekti, Terre des hommes do të vazhdojë të ofrojë mbështetje teknike për autoritetet qëndrore dhe lokale në ndërtimin e një sistemi efektiv për mbrojtjen e fëmijëve.
Fokusi kryesor i këtij projekti do të jetë: ndihmë dhe mbështetje autoriteteve përkatëse në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, zhvillimin e legjislacionin sekondar, sigurimin e ekspertizës së nevojshme teknike, zhvillimin e shërbime të reja të specializuara, si dhe zhvillimin dhe konsolidimin e mekanizmave per monitorim dhe llogaridhenies si pjesë e sistemit të mbrojtes së fëmijëve.
Synimi kryesor i këtj projekti është që duke ndërtuar një sistem funksional për mbrojtje, fëmijët në Kosovë të jenë më të sigurtë dhe më mirë të mbrojtur nga abuzimi, neglizhenca dhe shfrytëzimi.