UNFPA dhe Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm kanë bërë lansimin e projektit “Më shumë zgjedhje: Politikat e përgjegjshme gjinore për familjen për sektorin privat në Kosovë – Faza 2”.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, theksoi se sot po zyrtarizohet nisja e fazës së dytë të një projekti me rëndësi të madhe.
Kreu i legjislativit, tha se agjenda e drejtë është agjenda e bazuar mbi principin e ndarjes së barabartë në familje.
“Ndarja e pabarabartë e punës në kurriz të grave dhe vajzave ua merr kohën që u takon, e që është këputje e karrierës, kreativitetit e prodhimit”, ka thënë Konjufca.
Ndërsa, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, tha se qeveria aktuale është duke punuar në zgjidhjen e barazisë gjinore, njohjen e punës së gruas në familje dhe ndryshimin e legjislacionit të lidhur me këto çështje.
“Sot dua të theksoj se kjo ngjarje i dedikohet ditës ndërkombëtare të familjes. UNFPA është partner i vazhdueshëm, meqë edhe emri i tij si i tillë prej shtyllës kryesore siç është familja. Duke lehtësuar dhe rishpërndarjen e barrës në familje, e dimë se gratë shpenzojnë tri orë më shumë në ditë në kujdes ndaj familjes. Ligji i ri i punës do të përfshijnë këtë barazinë, pushimin prindëror dhe natë të kujdestarisë. Aktualisht jam pjesë e një qeverie që promovon vlera barazie, ku kemi shtuar shtesat për femijë, sigurimi i bursave për vajzat në teknologji dhe informacion përmes buxhetit ka filluar edhe zbatimi i planit për banim social dhe rritjen e qendrave publike për kujdes ndaj fëmijëve”, theksoi ajo.
Mulhaxha-Kollçaku tha se sipas agjendës së qeverisë, aktuale janë duke u ndryshuar disa ligje.
“Projekti që po e lajnsojmë sot nuk do ishte e mundur pa ndihmën e miqëve tanë, fondi i kombit amerikan dhe atij austriak. Direktiva rrjedh nga agjenda globale për pranimin e përfshirjes sociale në të cilën jemi të kushtuar ne si Kuvend, po e provojmë rëndësinë qe ka ky projekt. Institucionet tona kanë treguar vendosmëri për adresimin e çështjeve problematike si pabarazia gjinore në tregun e punës dhe balancinë punë-jetë, ajo qe mbetet ende sfidë është implementimi që kërkon bashkëpunim mes institucioneve publike dhe atyre private, e kam bindjen që ky projekt do shërbej si inkurajim për gjithë punonjësit t’i zbatojnë këto politika në vendin e punës prej së cilave fitimi është i dyanshëm”, shtoi Mulhaxha-Kollçaku.
Ndërsa, Sandra Horina, shefe e zyrës austriake për zhvillim, tha se janë të lumtur me përkushtimin politik për që të ndiqen reforma legjislative në këtë fushë.
“Ne jemi mbledhur këtu për shkak se ekziston 20% e grave të këtij vendi marrin pjesë në bendin e punës ndërsa në rajon 40%, e për dallim në Kosovë populli jeton 60% në zona rurale, e dimë që politika familjare ndikojnë në ato zona të ndikuara nga varfëria. Ato gra duhet të marrin vendim nëse duan të marrin pune ose të kujdesen për familjen, shpresojmë që me këtë projekt do ecim para ne këtë drejtim.
7 kompani kanë qenë, një prej tyre është gjirafa dhe disa t’i dalënderoj për politikat e tyre ndaj familjes”, tha Horina.
Kurse, Visare Mujko-Nimani, shefe e zyrës se UNFPA-së në Kosovë, tha se duke adresuar normat e ndryshme shoqërore mund të ç’rrenjosim sterotipet mes burrit dhe gruas brenda familjes.
“Gratë shpenzojnë tri herë më shumë se burrat në kujdesin familjar. Për fat të mirë qeveria e njeh rëndësinë e harmonizimit të kësaj çështje, vlerësojmë lartë përgjigjen pozitive të Kuvendit ndaj kësaj çështje, me këtë harmonizim forcohen lidhjet e kosovës me kornizën evropiane”, tha ajo.
Në hollin e Kuvendit u shfaq një ekspozitë e ndërlidhur me temën e trajtuar në këtë projekt./eo
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA