Google ADS

Lansohet projekti për masat e efiçiencës

13:24 | 7 Gusht 2023
A Z

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, lansoi thirrjen publike për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se me projektin që ka vlerë rreth 10 milionë euro, përmes tij, qytetarët do të subvencionohen rreth 45 për qind për investimet efiçiente në shtëpitë e tyre.

Ajo nënvizoi prioritetin që e kanë për efiçiecën e energjisë, derisa tha se dy vitet e fundit kanë ulur kërkesën për energji për 4 për qind.

Anëtarja e Bordit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Nora Arifi, tha nga ky projekt do të përfitojnë 2000 familje kosovare.

Faza e parë e aplikimit të këtij projekti do të filloj nga nesër e do të zgjasë 45 ditë. Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Evropian./rtk

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme