Lansohet projekti për arsimin e lartë dhe shkencat e aplikuara

07:44 | 21 Prill 2017
Arbresh.info

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, do të marrin pjesë në lansimin e projektit “HERAS – Arsimi i Lartë, Hulumtimi  dhe Shkencat e Aplikuara në Kosovë”.

Me këtë rast, do të bëhet edhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes MAShT dhe ADA-s.

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme i arsimit të lartë në Kosovë.

Projekti financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim ADA, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme