Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të projektit “Mendjet për Paqe: Rritja e shërbimeve të shëndetit mendor në arsimin bazë për të nxitur paqen”, i cili është mbajtur në ambientet e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Prishtinë.
Nagavci me këtë rast ka përgëzuar bartësit e projektit për lansimin e tij në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, ndërsa u shpereh e lumtur që projekti do të ofrojë mundësi trajnimi për mbi 20 psikologë shkollor, të cilët do të punojnë me fëmijë dhe përmes tyre edhe me komunitetin, shkruan Arbresh.info.
Ajo po ashtu tha se, duke pasur parasysh se si shoqëri akoma kemi në mesin tonë trauma të së kaluarës, sidomos të luftës së fundit dhe jo vetëm, nuk ka dyshim që me trajnimin që do t’iu ofrohet psikologëve, përmes një programi të akredituar dhe me standarde të larta, përfitues do të jenë nxënësit dhe komuniteti.
Minsitrja e Arsimit shprehu bashkëpunimin e MAShTI për projekte të tilla, të cilat mbështesin politikat institicionale për shtimin e numrit të psikologëve në shkolla.
Përfaqësuesi i Rotary Club, Scott Bayline ka folur për rëndësinë e themelimit të Rotary Club në Gjakovë gjatë një periudhe kur qytetarët po bënin një jetë të vështirë, ndaj duke qenë se traumat e luftës kanë pasur një ndikim të madh në shoqërinë kosovare, kanë shprehur mundësinë që së bashku me USAID të ndihmojnë në zhvillimin e këtij projekti për trajnimin e 20 psikologëve.
Ministria e Arsimit dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), përmes një Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar vitin e kaluar, janë pajtuar për bashkëpunim në implementimin e projektin “Mendjet për Paqen: Rritja e shërbimeve të shëndetit mendor në arsimin bazë për të nxitur paqen”.
Përmes këtij projekti, ku sponzor është Rotary Club, synohet përmirësimi dhe promovimi i shërbimeve të shëndetit mendor për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta në Prishtinë dhe Gjilan./Arbresh.info/
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...