Google ADS

Lansohet projekti ‘Forcimi i mëtejshëm i shërbimeve korrektuese dhe sprovuese’ në Kosovë

10:23 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

Është lansuar sot projekti i financuar nga BE-ja “Forcimi i mëtejshëm i shërbimeve korrektuese dhe sprovuese në Kosovë”.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha me këtë rast se ky projekt ka vlerë prej 2 milionë euro.

“Projekti financohet nga BE dhe miratohet nga Finlanda dhe Kosova. Ky projekt paraqet përkushtimin e përbashkët dhe do të ngritet ndërgjegjësimi. Dua ta përmendi ndërtimin e burgut të sigurisë së lartë që ka kushtuar rreth 3 milion euro. Qendrat e burgjeve përballen me radikalizëm mbi popullin e me dhunë. Integrimet sociale dhe të shkelësve të ligjeve janë të domosdoshme. Një tjetër aspekt është numri i të burgosurve të radikalizuar, ky rrezik duhet të evitohet kur ata të largohen nga burgu”, ka thënë Apostolova duke  përmendur qendrën e re të burgut për të mitur, shkruan arbresh.info.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se ndihet me fat si ministër i Drejtësisë që do të filloj një projekt kaq të madh dhe të rëndësishëm i financuar nga taksapaguesit evropianë.

Ai falenderoj qeverinë finlandeze për përkrahje dhe këtë projekt.

“Ministria e Drejtësisë është njëra nga faktorët më të rëndësishëm për integrimet tona në Bashkim Evropian dhe në NATO. Të gjitha e kanë një aspiratë dhe ajo është hyrja në Bashkimin Evropianë. Fuqizimi i sundimit të ligjit është objektiv themelor i sundimit të ligjit në Kosovë. Do të përkujdesemi që çdo institucion mes qytetarëve të bazohet vetëm në Ligj”, tha ministri Tahiri.

Ai tha se menaxhimi i qendrave korrektuese është prioritet i tij.

“Shërbimi korrektues dhe ai sprovues nuk do të ketë keqpërdorime, të paktën jo në mandatin tim sepse keqpërdorimet nuk do të kenë favorizime. Konsideroj se projekti që po lansohet sot është një përputhje me objektivat e mia”, tha Tahiri.

Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, tha se Kosova dhe Finlanda kanë mardhënie të mira, duke përmendur këtu takimin me presidentin Thaçin gjatë ndeshjes së Futbollit Kosovë-Findalndë.

“Kemi kënaqësinë që të punojmë në këtë projekt të binjakëzimit, ky projekt do të mbuloj sferën e Shërbimit korrektues dhe Sprovues,  që besoj që do të ndikoj në fuqizimin e ligjit.  Qeveria e Finlandës është e interesuar që të kontribuoj në administratën në Kosovë”, ka thënë ministri i i punëve të jashtme të Finlandës, Soini.

Ndryshe, ky projekt ka nisur me 4 shtator të këtij viti dhe parashihet të zgjas deri me 29 shkurt 2020.  Qëllimi i këtij projekti është të përmirësoj standardet e sistemit sprovues, duke e fuqizuar menaxhimin efektiv dhe efikas të Shërbimit Korrektues dhe Sprovues në pajtim me standardet dhe praktikat Evropiane./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme