Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës (FSShRK) ka bërë lansimin e programit kombëtar “Sport në shkolla” në Podujevë.
Në këtë event mori pjesë kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrat Hajrulla Çeku e Arbërie Nagavci si dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Me këtë rast, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Podujevë tha se ky program synon ndërtimin e një shoqërie aktive dhe të
shëndetshme si dhe mirëqenien e të rinjve.
“Jemi mbledhur këtu së bashku për të shënuar fillimin e programit ‘Sport në Shkolla’, nismë kjo e cila synon fuqizimin e nxënësve dhe të rinjve tanë përmes ndërlidhjes së arsimit me sportin dhe të sportit me shëndetin. Mirëqenia e të rinjve është kryefjala e këtij programi”.
“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe federatat sportive kanë hartuar programin ‘Sport në Shkolla’ i cili ka për qëllim ndërtimin e një shoqërie aktive dhe të shëndetshme”, u shpreh Kurti./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...