Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, është lansuar Platforma për Monitorimin e të Drejtave të Fëmijëve.
UNICEF-i në Kosovë, njofton se platforma do të forcojë sistemin e monitorimit të të drejtave të fëmijëve, do të ofrojë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të situatës së fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë.
Postimi i plotë:
Sot, gjersa shënojmë Ditën e Fëmijëve, le të reflektojmë mbi progresin e bërë në jetën e fëmijëve, të shohim rrugën që kemi përpara dhe të kuptojmë se sa shumë duhet të punojmë për të mbështetur fëmijët në përshtatjen me një botë që ndryshon me shpejtësi.
Aktiviteti i parë u zhvillua në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, ku fëmijët zaptuan Kuvendin Komunal, duke prezantuar dhe diskutuar kërkesat e tyre kryesore me z. Perparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës, lidhur me realizimin e të drejtave të tyre.
Në festimin e Ditës së Fëmijëve, ne u zhvendosëm më pas në ndërtesën e qeverisë, ku Zyra e Qeverisjes së Mirë kryesoi mbledhjen e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. Ky komitet koordinon dhe komunikon politikat, programet dhe proceset që lidhen me të drejtat e fëmijëve, duke siguruar mundësi të barabarta për pjesëmarrje aktive në shoqëri.
Për më tepër, arritëm një tjetër moment të rëndësishëm duke lansuar Platformën për të Drejtat e Fëmijëve. Kjo platformë do të forcojë sistemin e monitorimit të të drejtave të fëmijëve, do të ofrojë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të situatës së fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë dhe do të mbështesë politikëbërjen e bazuar në dëshmi me të dhëna për treguesit kryesorë për të drejtat e fëmijëve./Arbresh.info
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...