Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në lansimin e Pilotimit të Projektit për Reformën e Asistencës Sociale ka derklaruar se Ministria e Financave dhe Banka Botërore kanë dizajnuar një skemë të re e cila bazohet në test të varfërisë, siguron barazi të plotë për të gjithë dhe nxitë punësim formal.
“Kjo skemë sociale heq diskriminimin dhe shtysat e gabuara që kanë qenë të instaluara në skemën aktuale. Kjo skemë bën vlerësim të varfërisë për secilën familje dhe siguron që ato familje që janë të varfëra do të mbështeten nga qeveria pa marrë parasysh moshën e fëmijëve. Skema e re është e ndërtuar mbi mekanizma që sigurojnë aktivizim të përfituesve të skemës në tregun e punës dhe punësimin formal të tyre”, deklaroi Kurti.
Kryeministri ka kërkuar nga qytetarët që aktualisht kanë të ardhura të ulëta, të bëhen pjesë e pilotimit të skemës sociale, duke theksuar se ky pilotim i ndihmon edhe qeverinë në projektligjin për ndihmën dhe mbrojtjen sociale.
“Qysh ka ky moment secila familje në Republikën tonë e cila ka të ardhura më të ulëta se 100 euro për anëtar për muaj, mund të qaset në E-Kosova dhe të aplikojë për tu bërë pjesë e pilotimit të skemës së reformuar të asistencës sociale”, ka thënë ai.
Duke e cilësuar skemën e re si realizim të premtimit të qeverisë, kryeministri Kurti ka thënë se skema e trashëguar është diskriminuese, e padrejtë dhe nxitë papunësi e punësim jo formal.
Ndërsa Ministri i Financave Hekura Murati tha se ndryshimi që po bëhet përmes këtij pilotimi dhe pastaj që do të transmetohet edhe në Ligjin e ri për Skemën e Asistencës Sociale është ndryshim thelbësor sepse fillimisht e trajton çështjen e diskriminimit.
“Familjet është dashur të kenë fëmijë nën pesë vjeç që të kualifikohen dhe të marrin asistencën sociale, përndryshe përjashtoheshin në momentin kur fëmija mbushte pesë vjeç. Në anën tjetër ka qenë problematike se sa herë që një familje ka tentuar të gjenerojë të ardhura qysh në muajin e parë sado të vogla të kenë qenë të ardhurat ka pasur raste edhe kur kanë qenë të angazhuar si vëzhgues apo komisionarë në zgjedhje një muaj dhe vetëm për atë muaj që kanë marrë të hyra u është ndërprerë asistenca sociale. Kjo po ndryshon sepse tani mënyra si është dizajnuar mekanizmi është i atillë që nuk merr parasysh nevojën për të pasur fëmijë nën pesë vjeç, mirëpo i kategorizon anëtarët e familjes që mund të punojnë, apo si anëtarë të familje që nuk aktivizohen”, tha ai.
Ministri Murati ka bërë të ditur se ky pilotim është i qasshëm edhe në “E-Kosova”.
“Personat të cilët mund të jenë prind të vetëm dhe kanë fëmijë nën 18 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, ata që kujdesen për personat me aftësi të kufizuara,personi që është në arsim të vazhdueshëm deri në moshën 26 vjeçare, gratë gjatë shtatzënisë , anëtarët e familjes deri në moshën nën 18 vjeç, ose personat mbi moshën 65 vjeç, ndërsa të tjerët do të trajtohen si persona që janë në kërkim për një vend pune. Ky pilotim është i hapur dhe është në E-Kosova dhe nëpër qendrat e plotësimit”, ka thënë ai./rtk
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...