Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka qëndruar në vizitë zyrtare në Bullgari.
Gjatë kësaj vizite Gashi, së bashku me Zëvendësministrin e Indrustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, si dhe Ambasadorin e Kosovës në Bullgari, Delfin Pllana, morën pjesë në ceremoninë e lansimit të Odës Ekonomike Kosovë-Bullgari, e cila u mbajt në Sofje, përcjell Arbresh.info.
Në adresimin e saj para të pranishmëve, Zëvendësministrja Gashi i përgëzoi organizatorët për këtë ngjarje, e cila shënon fillimin e një faze të re në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë.
Duke shprehur mbështetjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Odën dhe bizneset bashkëpunuese Zëvendësministrja Gashi theksoi se Oda Ekonomike në mes të dy vendeve tona do të avancoj edhe më tej bashkëpunimin, duke krijuar kushte të reja për investime direkte e të ndërsjellta.
Në kuadër të kësaj vizite, Zëvendësministrja Gashi u prit në takim nga homologia e saj bullgare, zëvendësministrja Elena Shekerletova, të cilën fillimisht e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Bullgaria i ka dhënë Kosovës.
Ndër të tjera Gashi e njoftoi Shekerletovën për ngjarjen e fundit në Kosovë, përkatësisht sulmin terrorist të 24 shtatorit ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, një akt ky, siç tha ajo, i orkestruar nga Serbia.
Gjatë qëndrimit në Sofje, Gashi është pritur në takim edhe nga drejtoret e Institutit Diplomatik dhe Kulturor të këtij shteti, ku u njoftua rreth punës së tyre si dhe u diskutuan mundësitë e shkëmbimit të përvojave ndër institucionale në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve./Arbresh.info/
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...
Hoteli në Prishtinë vjedh 21,000 euro energji elektrike, KED...