Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala ka nisur sot fushatën vetëdijësuese kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Fushata vetëdijësuese me sloganin “NJË FIJE DRITË”, është iniciuar me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit të qytetarëve të Kosovës në thyerjen e paragjykimeve, luftimin e diskriminimit, stigmës, rritjen e ndërgjegjësimit, e mbi të gjitha promovimin e të drejtave të tyre për integrim të barabartë në shoqëri.
“Slogani ‘#NJËFIJEDRITË’ është vendosur me qëllim kërkesës së dritës për të ndriçuar errësirën e krijuar pa fajin e tyre, duke mos pasur guximin, te shfaqen dhe të flasin hapur për fatkeqësinë dhe krimin e padrejtë të cilin e përjetuan 18 vite më parë”, thuhet në njoftim.
Pjesë kryesore e fushatës është video-mesazhi i realizuar me personalitete nga fusha e politikës, diplomacisë, artit dhe shoqërisë civile, të cilët përmes tekstit të ndërthurur në formë artistike bëjnë thirrje për një jetë më të dinjitetshme për këto viktima.
Gjatë kësaj fushate 10 ditore, ambasadorja Shala do të zhvilloj takime me të gjitha organizatat që merren me mbrojtjen dhe rehabilitimit e këtyre viktimave, për t’u njohur nga afër me gjendjen aktuale të viktimave, dhe mundësinë e integrimit të barabartë të tyre në shoqëri.
Përveç kësaj do të bëhet edhe shpërndarja e broshurave me informacione rreth fushatës, mesazheve vetëdijësuese dhe fragmenteve të shkurtra nga përjetimi i dhunës nga viktimat.
Në fund të fushatës do të organizohet konferenca përmbyllëse me pjesëmarrjen e krerëve institucional vendor e ndërkombëtar, ku do të adresohen të gjitha kërkesat dhe nevojat e viktimave për qasje të barabartë në shoqëri.
Fushata është mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Austriak, Ambasada e Turqisë në Kosovë, Ambasada e Zvicrës në Kosovë, IHRC dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...