Google ADS

Lansohet fushata për vetëdijesimin e qytetarëve për vizat

10:40 | 10 Tetor 2018
M. A.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, së bashku me kryeministrin Ramush Haradinajn, shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, dhe Christian Heldt, ambasador i Gjermanisë, kanë bërë promovimin e fazës së re të Fushatës për Liberalizimin e vizave.

Kjo fushatë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve të Kosovës rreth Vizave dhe qasjen tyre në këtë aspekt.

Në këtë fushatë, Ministrja Dhurata Hoxha ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave ka qenë sfidues.

“Kosova ka pasur 95 kritere për të përmbushur që krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë pasur 41. Institucionet e Kosovës kanë punuar për të përmbushur këto kritere. Qytetarët e Kosovës po vuajnë më së shumti në mungesë të këtij procesi. Bizneset, studentët, prindër që kanë fëmijë të sëmurë e duan ti shërojnë jashtë vendit po e vuajnë këtë proces”, ka thënë ajo.

Ka edhe shumë sfida deri tek Liberalizimi i Vizave ka thënë ministrja Hoxha duke përmendur votimet që janë bërë për këtë proces.

“Kemi ende shumë sfida ku ajo e radhës është shtetet anëtare të BE. Kemi edhe votimin e fundit që po punojmë në këtë aspekt. Sot po lanësojmë fushatën që ka për qëllim qasjen tek qytetarët se çka është e çka nuk është liberalizimi i vizave, ku dhe sa mund të qëndrohet në zonën shengen. Qeveria e Kosovës do ta mbështes këtë fushatë me mjete shtesë. Do të shkojmë në çdo qytet e lagje për të vetëdijesuar qytetarët”.

“Këtë fushatë do ta mundësoj edhe kuvendi, e institucionet tjera si dhe diaspora. Do të shfrytëzojmë rastin që gjatë diskutimeve publike të diskutojmë lidhur me sfidat e këtij procesi. Do t’ua bëimë të qartë se liberalizimi nuk do dhe nuk duhet të keqpërdoret. Të bashkëveprojmë të gjithë së bashku që të jemi të suksesshëm”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme