Ministri i financave, Hekuran Murati ka lansuar sot projektin e dixhitalizimit të fiskalizimit.
Në fjalën e tij të rastit, Murati tha se ky projekt është revolucionar ndërsa thekson se kjo është një përmirësim në sektorin e teknologjisë, transmeton Arbresh.info.
“Bëhet fjalë për një projekt tepër të rëndësishëm dhe ndoshta edhe revolucuionar. Synimi është që përmes këtij projekti të dixhitalizimit të fiskalizimit të bëjmë kapërcimin e radhës sa i përket teknologjisë por edhe normalizimin e ekonomisë”, tha Murati.
“Synimi ynë ka qenë që arkat fiskale që ekzistojnë në formatin harduer apo si pajisje specifike të shndërrohen në arka dixhitale apo softuerike përmes dixhitalizimit, dhe kësisoj pra të mundësohet përdorimi i atij softueri i atij sistemi në platforma të ndryshme pra pa qenë të kufizuar në një platformë specifike e që ka pas problemet e veta nga mungesa e opsioneve për zgjedhje e deri te praktikat grabitqare”, tha tutje Murati.
Me dixhitalizimin e arkave fiskale, sipas Muratit munden që edhe konsumatorët të verifikojnë kuponin fiskal pas blerjes.
“Me këtë veprim po e hapim lojën për të gjithë duke krijuar një sistem të ri dixhital i cili punon edhe me palë të treta. Ideja është që të krijohet një trekëndësh, ku në maje të trekëndëshit e kemi sistemin dixhital të fiskalizimit i cili do të jetë në ATK, kurse dy pika të tjera do të jenë njëra pikë do të jetë pika e shitjes ku softueri i shtijës mund të kyçet dhe të dërgoj informata në kohë reale ndërsa pika tjetër do të jetë pika e konsumatorit apo blerësit i cili do të bëjë verifikimin e kuponit fiskal i cili lëshohet”, tha Murati.
Ndër të tjera, ministri potencoi se ky projekt është bërë me mjete vetanake përveç ekspertëve që janë financuar nga UNDP./Arbresh.info
Ministrja Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasu...
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...