Lansohet digjitalizimi i Provimit të Jurisprudencës

12:54 | 17 Shtator 2024
E.K

Ministria e Drejtësisë me partnerë ndërkombëtarë mbështetës, kanë bërë lansimin e modulit të certifikimit të provimit të jurisprudencës së licencimit për profesionet e lira.

Epoka e digjitalizimit ka sjellë një mundësi krejtësisht tjetër në modernizimin dhe zhvillimin e demokracisë. Duke folur për zhvillimin e infrastrukturës për ushtrimin e profesioneve të lira, kryeministri Albin Kurti, tha se qeveria po punon çdo ditë që të gjitha shërbimet të mundësohen online, duke ulur ndjeshëm hapësirat për abuzime dhe meritokraci.

“Forcimi i profesioneve të lira përmes fuqizimit të qasjes në drejtësi,si objektiv i politikës sonë qeverisë është prioritet i yni, andaj krahas reformave që po ndërmarrim në gjyqësor e sistemin prokurorial, doemos është pjesë edhe digjitalizimi. Ky modul juristëve do t’ju mundësoj lehtësira të mëdha. Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë infrastrukturën për ushtrimin e profesioneve të lira,duke pasur qasje më të lehtë e më të shpejtë,qytetarëve u bëhet më e lehtë trajtimi i kërkesave të tyre”, tha ai.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi se ky lansimi i këtij modeli është një hap i rëndësishëm dhe një mënyrë shtesë se si i menaxhojmë këto procese.

“Reformat kanë qenë të shumta,digjitalizimi është vetëm njëra nga to. Së fundmi e kemi adresuar edhe një shqetësim,atë për numrin e noterëve,dhe pas trajnimit që do të nisë shpejtë me ta, do të nisin punën në ofrimin e shërbimeve. Ka për qëllim të thjeshtësoj procedurat administrative dhe të luftoj burokracinë, që janë thelbësore në funksionimin e shtetit ligjor”, theksoi ajo.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, tha se kushdo që deri sot e ka kryer provimin e jurisprudencën mbanë mend,vështirësitë dhe burokracinë e këtij procesi.

“E gjithë reforma në drejtësi,duke përfshirë edhe digjitalizimin, është për rritur cilësinë e shërbimeve dhe lehtësirave për të gjitha, prandaj lansimi i këtij moduli rrit transparencën, efikasitetin dhe për t’i dhanë një garanci qytetarit të vendit se një shërbim që kërkon edhe profesional,transparent dhe i dinjitetshëm”, theksoi Zogaj./rtk

Të ngjashme