Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në bashkëpunim me “Open Data Kosovo” dhe “Girls Coding Kosova”, do të lansojnë sot aplikacionin social “Pritjet në Kufi”.
Qëllimi i platformës është hapja dhe shfrytëzimi i të dhënave për pritjet kufitare për planifikim të kohës për udhëtimet.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme publikon vazhdimisht të dhëna për qytetarët në website-in e tyre zyrtar.
Ky ka qenë pikë fillimi i bashkëpunimit shumë të suksesshëm në mes të projektit Techstitution dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku si rezultat është ndërtuar aplikacioni social “Pritjet ne Kufi”.
Kjo iniciativë e të dhënave te hapura synon të ndihmojë qytetarët e Kosovës të planifikojnë udhëtimet e tyre ndërkufitare për të kursyer kohë, për të shmangur vonesat e trafikut dhe për të kaluar kufirin sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ky aplikacion miqësor i mbledh të dhënat nga 12 kalimet kufitare dhe gjeneron video në kohë për të treguar statusin e çdo pike kufitare.
Shfaq automatikisht të dhënat për profilet e mediave sociale dhe është projektuar për të ndihmuar përdoruesit të marrin vendime në lëvizje.
Ky aplikacion është projektuar dhe ndërtuar nga projekti i Techstitution ne bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Techstitution është një mjet për transferimin e njohurive dhe një kontribut i drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problemeve, duke siguruar zgjidhje të thjeshtë digjitale për sfidat komplekse institucionale.
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!