Lansohet aplikacioni për pritjet në kufi

10:43 | 7 Mars 2018
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në bashkëpunim me “Open Data Kosovo” dhe “Girls Coding Kosova”, ka lansuar aplikacionin social “Pritjet në Kufi”.

Qëllimi i platformës është hapja dhe shfrytëzimi i të dhënave për pritjet kufitare për planifikim të kohës për udhëtimet, raporton arbresh.info

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Isa Xhemajlaj tha se përmes këtij aplikacioni qytetarët do të jenë të njoftuar për pikat kufitare dhe sipas tij do të eliminohen pritjet e gjata deri në 3-4 orë.

“Ka qenë një kënaqësi e veçantë që të bashkëpunojmë me djem të ri e vajza të reja që janë në gjendje t’i shërbejnë vendit tonë për qytetarët e Kosovës, por edhe për ata që vijnë në Kosovë. Kemi dashur të tregojmë që MPB është jashtëzakonisht e hapur për qytetarët, për publikun për ata që janë  të interesuar të marrin informacione”.

Tutje ai ka treguar që MPB-ja ka një qendër për menaxhimin e pikave kufitare dhe tregon për gjendjen e kufijve, mirëpo qytetarë të paktë janë të informuar për këtë qendër

“Një pjesë e madhe e qytetarëve ju mungon informacioni, sepse ministria e punëve të brendshme e ka një qendër për menaxhim e pikave kufitare dhe tregon për gjendjen e kufijve por këtë pak qytetarë e dinë. Tani do të mund të dinë ku ka kolona më të gjata, cilat rrugë janë më të lira”, shprehet ai.

Ne kemi shumë njerëz në diasporë. Kemi pas informacione që në një pikë kufitare kemi 3 deri 4 orë pritje ndërsa në një pikë tjetër presin 10 deri 15 minuta. Andaj përmes këtij aplikacioni mund të informohen se cilat pika kanë më të lira”, ka thënë zëvendësministri Xhemajlaj.

Kjo iniciativë e të dhënave te hapura synon të ndihmojë qytetarët e Kosovës të planifikojnë udhëtimet e tyre ndërkufitare për të kursyer kohë, për të shmangur vonesat e trafikut dhe për të kaluar kufirin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ky aplikacion miqësor i mbledh të dhënat nga 12 kalimet kufitare dhe gjeneron video në kohë për të treguar statusin e çdo pike kufitare.

Shfaq automatikisht të dhënat për profilet e mediave sociale dhe është projektuar për të ndihmuar përdoruesit të marrin vendime në lëvizje.

Ky aplikacion është projektuar dhe ndërtuar nga projekti i Techstitution ne bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1714053851993033/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme