Lansohet analiza e pulsit publik për ekstremizmin e dhunshëm

07:15 | 28 Qershor 2017
Arbresh.info

UNDP dhe USAID do të lansojnë Analizën e Pulsit Publik, një product hulumtues me temë parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm, në një konferencë për media që do të mbahet sot në zyret e UNDP-së.

Ky studim analizon perceptimet e kosovarëve lidhur me ekstremizmin e dhunshëm dhe qëndresën e shoqërisë kosovare ndaj presioneve të brendshme dhe të jashtme që ndihmojnë depërtimin e ideologjive fetare ekstremiste dhe mënyrat se si institucionet mund ta rrisin këtë qëndresë.

Për këtë studim u organizuan tre grupe të fokusit në Prishtinë, Gjilan dhe Han të Elezit.

Pjesëmarrësit u rekrutuan në bazë të ekspertizës së tyre në çështje të sigurisë, fetare, radikalizim, ekstremizëm, arsimim dhe rini duke përfshirë Zyren e Kryeministrit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Bashkësinë Islame të Kosovës, Fakultetin e Studimeve Islame në Universitetin e Prishtinës, organizatat e shoqërisë civile dhe autoritetet komunale.

Projekti bashkëfinancohet nga USAID dhe UNDP. Znj. Alessandra Roccasalvo, zëvëndës përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së do të merr pjesë në ngjarje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme